Gazetat

Sporti Shqiptar

www.sportishqiptar.com.al

Gazeta "Sporti Shqiptar" është gazeta e parë sportive në Shqipëri dhe e para e këtij lloji në ballkan. Është themeluar për herë të parë në 28 nëntor 1935 nga Anton Mazreku. Eshtë një gazetë e përditshme me rreth 32 faqe të shtunë të dielë dhe 24 faqe gjatë javës. Gazeta ka çdo ditë një gjë të re, është vitale, gjen gjithçka për sportin në Shqipëri, etika, serioziteti, larmia e rubrikave bën të mundur që çdo moshë të gjejë veten në këtë gazetë.

Sporti Shqiptar pasqyron një mori rubrikash për sportin në vend dhe botë, aktivitetet që zhvillohen nga të gjitha llojet e sportit si dhe mjaft detaje për sportistët.

Kategoritë që përbëjnë këtë gazetë janë: kampionati, kupa e Shqipërisë, kombëtarja, seria A, premier league, primere division, bundesliga, kupat e Evropës, euro 2012, gossip, zoom, ku permes nën rubrikave jepen me detaje se ç'ndodh me sportin çdo ditë rreth botës. Klasifikimet e evenimenteve sportivë zënë një vend të rëndësishëm për lexuesin si dhe vidio nga më mbresëlënëset të aktiviteteve sportive.


© gazetat.com